Mijëra qytetarë kosovarë janë mbledhur në sheshet kryesore të Prishtinës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj të cilëve do të fillojë nesër procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.
Protesta është organizuar nga Platforma “Liria ka emër”.
Qytetarët po brohorasin vazhdimisht emrat e ish-liderëve që po mbahen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe me spraj ngjyrë të kuqe dhe të zezë po shkruajnë akronimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ndërtesa e mure.
Në duar qytetarët mbajnë flamuj kombëtarë, flamuj të UÇK-së e ata të Kosovës.
Memli Krasniqi, kreu i PDK-së tha se me këtë marsh u tregojnë mbështetje politikanëve në Hagë.



