Eksperti i ekonomisë Pano Soko thotë se skandali i abuzimit me medikamentet e rimbursueshme, tregon se shteti nuk ka kontroll mbi ilaçet.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se shteti e ka ditur, por ka zgjedhur të mos reagojë se pasi i është mbyllur goja me para.
Soko tha gjithashtu se denoncimi i takipirinës për fëmijë të falsifikuar është kambanë alarmi, bashkë me ilaçet kontrabandë.
Sipas tij, shteti, institucionet dhe ministria janë të përfshirë si pjesë e skemës.
Me një pjesë të medikamenteve abuzohej nga pikëpamja fiskale, deklaroheshin në shtet më shumë medikamente të rimburusuara se sa ato që ishin blerë nga kompania italiane.
Ti shet 100 tableta medikamente, por deklaron në shtet 200 tableta, sepse për çdo njësi që shet merr rimbursim nga shteti dhe sa më shumë shtet, aq më shumë rimbursohesh.
Disa kompani në Shqipëri kishin aplikuar këtë skemë, kishin deklaruar më shumë medikamente nga sa kishin realisht.
Filluan të dilnin disa gjëra ku zoti Nadir Çausholli u fut në përballje të drejtpërdrejtë me kolegun Klodian Tomoori dhe aty dolën disa emra që kanë falsifikuar disa lloj medikamentesh, flitet për takipirinën.
Shteti shqiptar këtu qenka komplet jashtë loje, në gjithë këtë zallamahi që po ndodh? Këtu e ditkan që të gjithë që një medikament i përdorimit në masë siç është takipirina, paracetamoli që janë më masive se çdo medikament tjetër, arrin të falsifikohet, vetëm shteti nuk di gjë.
Aktorët e dinë, por shteti jo. Të gjithë e dinë vetëm shteti nuk e dinte gjë. Shteti shkon dhe gjëmon rigonin, qepën... Këtu duhet kuptuar se ndërhyrja është selektive. Se te medikamentet kemi të bëjmë me mamuthët e farmaceutikës.
Unë nuk kam parë që të futet shteti seriozisht tek kjo industri që është jetike. Nëse do kishte dy sy shteti, një sy e gjysmë shteti duhet ta mbante te medikamentet. Falsifikimi i medikamenteve? Çfarë do pimë, çfarë do marrim?
Tani është bërë çështje SPAK-u se medikamentet janë të rëndësisë kombëtare, se njerëzit nuk kuptojnë. E ditkan të gjithë vetëm shteti nuk di gjë. Ajo që më shqetëson është momenti kur u deklarua se këtu falsifikohen medikamentet, sepse kur një medikament del në status publik, sa nuk dalin?
Takipirina doli dhe u bë publike se pati përplasje mes në gazetari dhe një biznesmeni, sa të tjera nuk dalin në publik. Kjo është thjesht maja e ajsbergut, kjo tregon që shteti qenka komplet jashtë loje.
Bëhet fjalë për takipirinë supost që përdoret për bebet. Unë dyshoj se këtu gjërat ndodhin në padijeni të shtetit, por këtu shteti nuk reagon. Mos reagimi nuk ka të bëjë me padijeninë e shtetit, se kur e kanë ditur të gjithë farmacitë, nuk e ditka shteti.
Të gjithë e dinë se ajo u prodhoka këtu në vend dhe shteti nuk e di. Por këtu është thelbi i korrupsionit se ti merr pjesën tënde për të mbyllur gojën. Ky është rasti kur fjalia korrupsioni vret merr kuptim.
Shteti ka ditur, por ka zgjedhur të mos reagojë se ia kanë mbyllur gojën me shuk parash, me topa parash që zënë gojën që të mos flasë. Kjo ka ndodhur dhe me median, me zëra publik. Ne kemi një shtet të lodhur dhe pushtet të fortë të Kryeministrin dhe një individi, shpresoj që SPAK të bëjë punën e vetë për këtë çështje.
Është një kambanë alarmi Ministria duhet të kishte reaguar. Vetëm me ato që është thënë në media SPAK duhet ta ketë hapur një procedim. Ka shifra konkrete që gazetari tregon se këtu evazioni fiskal ka qenë në këtë shifër.
Ke deklarime të tjera që thonë se këtu falsifikohen medikamente dhe për kontrabandë ilaçesh. Unë jam i prirur të besoj se SPAK e ka hapur sot një procedim, se këtu kemi deklarata ta forta, nga gazetar me emër që e ka provuar veten në shumë denoncime me emër dhe kemi emra, një nga faktorët kryesorë të industrisë së farmaceutikës.
Shpopullimi i vendit një nga faktorët më sensitivë të tij ka dhe faktin e shëndetësisë. Shëndetësia është një nga gurët e themelit bashkë me arsimin. Thjesht dhe për këtë denoncim dhe fakt publik, do të duhej që kësaj çështje t’i shkohej deri në fund.
Këtu shteti është me armikun dhe ky është problemi kryesor dhe shqetësues është fakti që nuk ka një drejtësi e cila do ju shkojë deri në fund rasteve të tilla.
Kur unë jam i përfshirë vetë si do shkoj ta kontrolloj. Unë kam dëshirë që të vazhdoj më tepër që të marrë më shumë para.



