Nuk e priti Kurti/ Rama pas përfundimit të vizitës: Një përshëndetje për krejt Kosovën!

Nuk e priti Kurti/ Rama pas përfundimit të vizitës: Një përshëndetje për krejt Kosovën!

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një foto, ndërsa njofton se do të niset drejt Sarajevës në ditët e dytë të takimeve në kuadër të turit ballkanik. Teksa dje në Prishtinë, ai nuk u prit nga kryeministri Albin Kurti, Rama bëri sot një përshëndetje për Kosovën. “MIRËMËNGJES dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”, shkruan Rama. Dje Rama turin e vizitës e nisi në Maqedonia e Veriut dhe më pas udhëtoi drejt Prishtinës, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vijojë këtë të premte ditën e dytë të turit ballkanik, e drejtuar kah Bosnjë dhe Hecegovinës, Malit të Zi dhe do e përmbyllë atë me Serbinë. Te ndalesa e parë, kreu i qeverisë shqiptare pritet të takohet me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Kristo. Më pas në orën 11:10 do zhvillohet takimi bilateral me kryetaren dhe delegacionet. Në orën 11:40, Rama do mbajë konferencën për shtyp me Kriston. Sa i përket vizitës në Malin e Zi, ai do takohet “tete- a –tete” me homologun e tij, Dritan Abazovic. Pas drekës së punës që do kenë së bashku me delegacionet, në orën 15:40 do zhvillohet konferenca për shtyp. Në orën 16:00, kreu i qeverisë shqiptare do takojë presidentin Jakov Milatovic. Takimi përmbyllës do jetë ai në Serbi, ku fillimisht takohet “kokë më kokë” me presidentin Aleksandër Vuçiç. Pas takimit do ketë konferencë për shtyp dhe darkë pune me delegacionet. Turin, Rama po e zhvillon në kuadër të Procesit të Berlinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy