
Imeldi Sokoli, urbanist tha në studion e MCN Economy se krijimi i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit Urban dhe Strehimit do të sjellë konfuzion dhe do të ketë mbivendosje me agjencinë lokale.
Po ashtu Sokoli tha se në Shkodër planet e strehimti social janë të pa-update-uara.
Në Shkodër kemi plan të pa-udatetu-ar të strehimit social. Atë që parashikon ligji, janë plane 5-vjeçare të strehimit social. Në disa bashki janë hartuar si plane, por dhe nëse janë hartuar, vështirësi ngel sfida për zbatimin e këtyre se nuk ushqehen nga një financim i drejtpërdrejtë dhe nga instrumentet financiare që mund të ketëm qeverisja apo pushteti vendor.
Kemi dhe entin kombëtar të banesave, mund të pranojë thirrje nga bashkitë për të investuar në asetet shtetërore për t’i kthyer në banesa sociale. Por mbetet shumë i limituar në këtë kuadër. Ajo që bashkitë vërejnë që kanë dështuar është ndërlidhja e politikave t zhvillimit të territorit me politikat e strehimit social.
Emri është Agjencia Kombëtare e Planifikimit Urban dhe Strehimit, kemi mbivendosje me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit që merret me monitorimin e planeve përgjithshme vendore por vbën dhe rolin e sekretariatit të monitorimit të këtyre planeve. Do të kemi një agjenci më shumë konfuzioni do të rritet. Do të kemi mbivendosje me agjencisë ekzistuese dhe me të gjithë apartatin e institucioneve të strehimit social.



