Shqipëria drejt gazifikimit/ Avrami: Po krijohet modeli i tregut, projektet strategjike (VIDEO)

Shqipëria drejt gazifikimit/ Avrami: Po krijohet modeli i tregut, projektet strategjike (VIDEO)

Shqipëria, së bashku me Malin e Zi dhe Kosovën, janë sot të vetmet vende në Europë, që nuk janë të lidhur me rrjetet ndërkombëtare të transmetimit të gazit dhe në ndryshim nga këto vende ka një rrjet krejtësisht të izoluar të sistemit të shpërndarjes së gazit.

Në krahasim me Malin e Zi dhe Kosovën, Shqipëria ka avantazhin që përmes territorit të vet kalon TAP-i. Ky projekt u mbështet nga Bashkimi Evropian si një “investim me përparësi” për të ulur varësinë e bllokut nga gazi rus, një përpjekje që ka marrë një vrull të ri me luftën e Kremlinit në Ukrainë.

Drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Albgaz”, Arbër Avrami, thotë për MCN Tv se puna e nisur me korridorin e gazit në termocentralin e Vlorës është pikënisja e shitjes në shkallë vendi për përdorimin e gazit natyror.

Ky projekt po ecën me ritme mjaft dinamike, jemi në fazën e fizibilitetit që shpresojmë ta përfundojmë në tremujorin e parë të vitit.

Vendimi për marrjen e investimit final, kemi parashikuar që të jetë rreth marsit ose prillit.

Ndërkohë jemi në të gjithë fazën studimore si nga ana biznes-planit, si nga ana rregullatore, si nga ana e legjislacionit sekondar, por edhe nga ana teknike.

Pritet disa zhvillime në janar, do të kemi disa zhvillime rreth marrëveshjes së pjesës së parë që është edhe pjesa më e rëndësishme për zhvillimin e terminalit me disa partnerë europianë.

Po punohet intensivisht dhe për tubacionin Fier-Vlorë, ku po rishikohet dhe njëherë projekti nga ana teknike për t’u adaptuar me kërkesat e terminalit.

Parashikohet një rritje e kapacitetit të tubacionit Fier-Vlorë. Ky terminal do të shërbejë për furnizimin e kapacitetit aktual me 100 mega të TEC-it të Vlorës.

Jemi në fazën e fizibilitetit dhe për kapacitetin shtesë që parashikohet të ndërtohet në TEC-in e Vlorës, rreth 200-300 megavat të tjerë.

Ky terminal do të furnizojë TEC-in e Vlorës. Është parashikuar që të jetë i ndërlidhur me tubacionin TAP në mënyrë që të krijojë një siguri furnizimi dhe energjetike në rajon.

Avrami shton se në janar të vitit 2023 vendi ynë do të jetë pjesë e kompanisë JAP të krijuar mes 4 vendeve të rajonit të cila do të furnizojnë korridorin adriatiko-jonian.

Do të themelojmë dhe kompaninë JAP në muajin janar. Nga ana e shtetit shqiptar janë marrë masat e duhura ligjore, por edhe nga shteti kroat dhe Bosnjë Hercegovina janë marrë të gjitha lejet e nevojshme, për të themeluar këtë kompani.

Në kuadër të gazifikimit të vendit vendi ynë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi reciprok mes Albgaz sh.a dhe kompanisë spanjolle ENAGAS, me qëllim nisjen e projekteve të përbashkëta.

Po punojmë me hapa intensiv, do të jenë pjesë e terminalit të Vlorës dhe po shihen dhe aspekte të tjera bashkëpunimi me këtë kompani.

Duke qene se Shqipëria prodhon sasi të papërfillshme gazi ka nevojë që të sigurojë gaz përmes të tretëve për të përmbushur nevojat e saj në gjithë popullatën. Por që të realizohet është e nevojshme të krijohet një sistem shpërndarjeje dhe transmetimi. Projekti i parë i cili do të prekë në mënyrë direkte konsumatorin shqiptar është ai në qytetin e Korçës.

Avrami thotë se tashmë ndodhemi në fazën përgatitore për të furnizuar me gaz të gjithë qytetarët si dhe po krijohet modeli i tregut për sektorët e ekonomisë të cilat do të furnizohen me tarifa më të lira.

Së fundmi është vendosur mes dy qeverive, shqiptare por edhe qeverisë azere që të zhvillohet gazifikimi i Korçës, i cili do të jetë projekti i parë që do të prekë konsumatorin fundor, shtëpiak.

Korça ka vite që vuan nga problemi i ngrohjes dhe çmimi i lëndës drusore është rritur mjaft, kështu që impakton patjetër dhe konsumatorin fundor.

Kemi nisur punën menjëherë për të parë gjithë aspektet se si do të funksionojë ky model. Është menduar që qyteti i Korçës të gazifikohet dhe të ketë një dalje në TAP, për të kaluar më tej në distribucion.

Janë ngritur grupet e punës mes Albgaz dhe kompanisë azere, për të parë se si do të funksionojë ky projekt. Gazi shkon aty ku është kërkesa dhe kemi marrë disa rezultate të mira.

Presim që në fund të janarit të kemi një pasqyrë më të qartë, të kërkesës së industrisë, por jemi fokusuar edhe në furnizimin me gaz të institucioneve shtetërore, siç mund të jenë spitalet, por pse jo edhe të transportit publik.

Nga ana tjetër po intervistojmë dhe pjesën e agrikulturës, siç janë serat, nevojën e tyre për përdorimin e gazit.

Do krijohet dhe aty një model biznesi që do të jetë i foksuar në furnizimin e industrisë, për të ulur kostot e energjisë, por dhe për t’u diversifikuar dhe garantuar një siguri energjetike.

Korça do të jetë qyteti i parë ku do të preket qytetari, do të shërbejë veçanërisht për ngrohjen dhe aty do të shohim dhe reagimet e para dhe impaktet se si do të zhvillohet gjithë ky projekt.

TAP është investimi i huaj më i rëndësishëm strategjik në Shqipëri, një bashkëpunim i suksesshëm ndërmjet Shqipërisë, me qeverinë e Azerbajxhanit, partnerëve evropianë dhe SHBA-ve.

Vendi ynë ka vendosur në dispozicion të tij 125 km në pjesën tokësore dhe 37 km në pjesën detare në ujërat territoriale shqiptare të Detit Adriatik, gjurmë e cila lehtëson furnizimin me gaz në një sërë vendesh të Evropës Juglindore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy