Itali, arrestohet i treti i bandës së “skifterave”

Itali, arrestohet i treti i bandës së “skifterave”

Një 39-vjeçar shqiptar u vu në pranga në Itali për vjedhje. Artur Gega, me precedentë të mëparshëm në Itali, u arrestua gjatë një kontrolli që policia italiane kreu në mënyrë të befasishme në një lokal në Caserta.

Në fillim të këtij muaji, Gega ishte gjetur pa leje qëndrimi së bashku me tre shqiptarë të tjerë, ndërsa pas kontrolleve në shtëpi, policia u kishte gjetur para dhe sende të vjedhura si objekte me vlerë, bizhuteri dhe orë. Policia u ka sekuestruar 2000 euro në monedha dhe 1900 euro kartëmonedah prerje e vogël.

Sipas hetimeve të policisë, këto para kishin ardhur nga vjedhjet e kryera në banesa dhe në qendra tregtare e makineri të lojërave të fatit.

Në atë kohë, Gega ia doli të largohej së bashku me një shqiptar tjetër, ndërsa policia vuri në pranga Ervis Osmanin nga Bulqiza, 34 vjeç dhe Alfons Bushin nga Shkodra, 26 vjeç.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy