Rama, ftesë studentëve: Strategji të përbashkët me qeverinë (VIDEO)

Rama, ftesë studentëve: Strategji të përbashkët me qeverinë (VIDEO)

Strategji e përbashkët studentë-qeveri dhe bashkëpunim. Kjo është ftesa që kryeministri Edi Rama u ka drejtuar studentëve këtë të diel shumë pak pas protestës së tyre të radhës, përmes një videoje të bërë publike në faqen e tij në Facebook.

Ai e ka cilësuar këtë moment joshës, të duhurin, për të ndërtuar një mekanizëm bashkëqeverisjeje me studentët.

Studentët sipas tij duhet të marrin përsipër zgjedhjen e një përfaqësie për të adresuar kërkesat edhe pse kjo nuk do e lëvizte ujin e ndenjur, pasi zgjidhja e vërtetë është një bashkim mes protestuesve dhe qeverisë.

Për këtë ai bën një ftesë për një takim ‘live’ në Facebook, në orën 11:00 të paradites së të hënës.

Disa kërkesave të mëparshme të kryeministrit Rama për dialog, studentët i janë përgjigjur negativisht, duke theksuar se kërkesat e tyre janë të panegociueshme.

Ndërkohë, po këtë të diel, ata i kanë nisur një letër me tetë kërkesa kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, ku kanë shtuar edhe kërkesat për: ndërtimin e bibliotekave me standarde europiane dhe me libër universitar online, vlerësimin e performancës në mësimdhënie dhe kërkimi shkencor i pedagogut të bëhet online dhe verifikimi i titujve akademikë të pedagogëve.

Në fund të kërkesës së tyre studentët theksojnë se “Ne do të vazhdojmë bojkotimin e mësimit dhe protestën deri sa këto kushte të plotësohen. Kushtet janë të panegociueshme”. Të martën, studentët kanë paralajmëruar një protestë edhe më masive, të cilës do t’i bashkohen edhe studentë nga rrethet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy