
Mjeku gjinekolog, Rezart Ajazi ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në MCN Tv ku ka folur për vaksinimin kundër kancerit të qafës së mitrës. Ajazi tha që kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje që prek moshat e reja dhe se janë të gjithë mundësitë që të parandalohet.
Incidenca e kancerit të gjirit në Shqipëri përllogaritet 100 raste të vit, ndërsa në të gjithë botën janë 600 mijë raste në vit. Rreth 300 mijë vdesin nga kjo sëmundje. Preken vendet në zhvillim, siç është dhe Shqipëria. Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje që prek moshat e reja. Duke qenë kështu, kjo gjë përben një punë serioze e të madhe. Janë mundësitë ta parandalojmë dhe ta kapim që në fazat e hershme.
Sëmundja është e rëndë përqëndrohemi te parandalimi. Punohet që të gjendet mundësitë e parandalimit. Mbi 90% e rasteve shkaku që ka çuar drejt kancerit te mitrës quhet human papillomavirus. Vaksinimi i vajzave të vogla pa filluar aktivitetin seksual nga 9-13 vjeç ndihmon në parandalim. Bërja e PAP testit arrin të kapë dhe të verifikojë këtë sëmundje. Nëse ka aktivitet seksual pap-testi rekomandohet të bëhet çdo vit nga mosha 18 vjeç. PAP testi bën të mundur verifikimet e dëmtimeve qelizore. Kodi 16-18 kanë agresivitet të lartë për të dëmtuar qelizën normale në qafën e mitrës. Vaksinimi është i përqendruar tek këto dy lloje virusesh.
Ajazi thotë se një tregues i kësaj sëmundja mund të jetë hemorragjia në rrugët gjenitale, por edhe anoreksia apo dobësimi i trupit. Mjeku insiston se nëpërmjet depistimit mund të ulet numri i fataliteteve.
Po shkoi puna te diagnostikimi situata gjendet e avancuar. Diagnostikimi ka sinjal hemoragjinë nga rrugën gjenitale. Mund të ketë dhe shenja që janë shumë specifike siç është anoreksia, dhimbja e fundit të barkut. Kur ne hasim një situatë me kancer të diagnostikuar për ne mbetet klasifikimi i gradës.
Nga momenti i infektimit të degjenerim kanceroz ka një periudhe 15 vjeçare. PAP Testi është një metodë depistimi. Është e mundur të ulet numri i rasteve fatale.
Në maternitetin e ri bashkë me ‘EZGO’ u bëmë pjesë e një fushatë kundrejt një turi çiklistik nga Athina deri në Grace. Ishin një grup mjekësh që pedalonin kundër kancerit të qafës së mitrës.



