Pakti i 5 Qershorit/ Rama në Kuvend: Do votoj me mendje, jo zemër

Pakti i 5 Qershorit/ Rama në Kuvend: Do votoj me mendje, jo zemër

Kryeministri Edi Rama duke folur sot për Reformën Zgjedhore, gjatë fjalës së tij në Kuvend, falenderoj fillimisht deputetët e opozitës, të cilët sipas tij do të firmosin sot marrëveshjen në Kuvend.

Në fjalën e tij Rama tha do të votonte marrëveshjen e 5 qershorit, jo me zemër por me mendje pasi e di se çfarë vlerë ka ky pakt.

"Do të them disa fjalë për votimin që kthen në ligj marrëveshjen e 5 qershorit, mes PS-së dhe PD-së dhe aleatëve të saj. Dua ta filloj me një falenderim për grupet e opozitës parlamentare, kryetarët e grupeve dhe zonjën Hajdari, posacërisht duke qenë se ka luajtur rolin e saj dhe i ka rezistuar edhe shpalljes si tradhtare nga ana juaj. Ka kontribuar bashkë me ju për nënshkrimin e marrëveshjes mes nesh dhe jush, që i hap rrugë një votimi sot me një shumicë më shumë sesa aritmetike. Natyrisht që do të ishte mirë që edhe Myslymi, zoti Murrizi, edhe të tjerë bashkë me të mos e firmosnin me rezervë marrëveshjen dhe ta votonin, duke dhënë një mesazh shumë të qartë për të gjithë shqiptarët pa dallim edhe për ata, që përfaqësuesit i kanë jashtë parlamentit se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik. Unë nuk e votoj me zemër, por e votoj me mendje marrëveshjen e 5 qershorit" tha ai.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se PS-ja në raport me PD-në, është treguar më tolerante dhe ka sakrifikuar më shumë sesa PD. 

"Të gjithë demokratëve që besojnë te Basha dhe PD-ja apo të tjerëve në ato rreshta, por që i janë bashkuar PD-së, u them sot se kjo është partia socialiste, këta jemi ne që nuk kemi asnjë lidhje me akuzat, përrallat dhe legjendat për diktatura. Në cdo stacion nuk ka qenë PD-ja, por PS-ja qoftë në opozitë apo pushtet, që ka qenë ana tolerante, lëshuese deri në vetëlëndim, se vetëm një forcë si e jona mund të vetëlëndohej sikur u vetëlëndua nga heqja e raundit të dytë. Po ta shikosh me logjikë të ftohtë është vetëvrasje politike, që një forcë shumice të heqë dorë nga raundi i dytë në një moment të caktuar. Mund ta kujtojë Murrizi kur PS-ja u tërhoq nga raundi i dytë, balotazhi, një çmenduri, por nëse e shikojmë ku po përpiqem të them këtë mesazh, e kundërta do të ishte e çuditshme, që PS-ja të thoshte; JO" tha ai.

Rama tha se marrëveshja ka një problem shumë të madh siç është mosdepolitizimi i zgjedhjeve. Më tej ai tha se PS mund të ketë bërë gabime kur ka qenë në qeveri, por s’ka qenë antikombëtare. Ai tha se PD ka bërë thirrje për mos firmosjen e marrëveshjes së Rambujesë.

“Sot unë jam me mendje i bindur me mendje se duhet ta votojmë këtë marrëveshje, jo se mua më pëlqen. Nuk më pëlqen, sepse unë kam një problem të madh me 5 qershorin që është mosdepolitizimi i 5 qershorit. Mua më vjen keq dhe është fyese që shumë mësues dhe mesuese quhet si hajdut potencial, kjo është fyese.

Kjo marrëveshje është për votuesit e tyre, për zgjedhësit e tyre, është për demokratikët që nuk duan të shohin me sy mua, nuk duan të shohin as PS-në në qeveri. Ne nuk dalim të dëmtuar në sensin partiak, unë mirëkuptoj Murrizin kur thotë se Shqipëria në vitin 2020 nuk u jep te drejtën mësuesve për të qenë administratë zgjedhore. Unë nuk njoh asnjë budalla që të futet në burg se ka vjedhur vota për ne apo për PD-në. Kush është pjesë e administratës zgjedhore është drejtëpërdrejtë i prekur nga Kodi Penal dhe ligjet nëse ai thyen rregullat dhe kërkon të vjedhë votat në emër të partisë.

Çfarë detyrimi do të kishte një avokat, infermier, arkitekt apo dikush tjetër në profesion të lirë nëse atyre do u kërkoje që të shkonin në numëronin votat. Është e thjeshtë nuk e detyron dot, por nëse është në administratë e detyron ligji dhe nëse nuk do ai humbet vendin e punës. Por tani jemi këtu ku jemi dhe kemi bërë këtë lëshim. Nuk dua të humbas më kohë dhe të tregojë ato që thotë Basha si matematika 7×7=42. Është qesharake, pasi PS nuk detyrohet nga askush tjetër përveç se qyetarëve të thjeshtë.  Partinë socialiste mund ta kryqëzosh për shumë gjëra, ka bërë shumë gabime dhe nuk ka prekur kurrë interesin kombëtar. Por PD e ka bërë disa herë, për shembull njëherë ka bërë thirrje që të mos firmosej marrëveshja e Rambujesë, kjo është anti-kombëtare".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy