Nasufi: S'kemi studim të plotë për ndarjen territoriale, duhet të formatohen qarqet dhe rajonet

Nasufi: S'kemi studim të plotë për ndarjen territoriale, duhet të formatohen qarqet dhe rajonet

Deputeti i Partisë Socialiste, Fadil Nasufi tha në studion e MCN Live se pavarësisht kontestimeve nga opozita reforma territoriale e miratuar në 2014-ën  ka qenë produktive.

Duke vijuar logjikën e tij, Nasufi tha se ende nuk ka një studim të plotë përsa i përket ndarjes territoriale, pasi kjo periudhë është shoqëruar me dy faza, implementimin e reformës dhe mungesa e opozitës së mandatin e dytë të kësaj periudhe.

Sipas deputetit, gjatë kësaj periudhe është përmirësuar shërbimi për qytetarët dhe ka një rritje ekonomike dhe se qeveria ka qasje për ndryshime legjislative, administrative që e shëndoshin autonominë vendore.  Në përfundim, Nasufi thotë se rikthimi në fragmentarizim nuk e çon përpara qeverisjen vendore.

Në këndvështrimin tim dhe me ecurinë që ka pasur komisioni nuk ka mungesë koherence dhe mungesë të vullnetit politik dhe nuk ka definicion përfundimtar. Kemi dëgjuar ekspertët, shoqatat dhe njerëzit që kanë informacion dhe japin kontribut. Dihet axhenda e kontestimit që bën opozita për reformën e 2014-s, po në të gjitha bilancet konfirmohet fakti që reforma e 2014 është më produktive se para 2014. Me treguesit e paraqitur në lidhje me parimet bazë kjo reformë ka ligjshmëri.

Kemi qasje për ndryshime legjistlative, administrative, për rregullime që e shëndoshin autonominë vendore, për rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike. Por, përsa i përket ndarjes territoriale nuk ka një studim të plotë, dy mandatet kanë pasur zhvillime atipike, faza e parë ka qenë implementimi  dhe mandati i dytë është pa përfaqësimin e opozitës. Në këtë aspekt s’kemi studim të plotë përveç atyre ku shërbimet publike kanë përmirësim, problemet e të ardhurave vendore kapin shifrën 27%, por në krahasim me 2014  ka ndryshim të madh. Qëndrueshmëri financiare është rritur, shërbimi është përmirësuar. Borxhi ka qenë 12 miliardë lekë sot është 6 miliardë lekë, është përgjysmuar. Ka 6.2 miliardë lekë investime në 62 bashkitë, unë shoh që ka diferenca përfitueshmërie, ka diferenca mes qytetit dhe fshatit, por jo që nuk ka.

Më duhet të jap shpjegime, një nga argumentet që janë rritur shpenzimet administrative dhe personeli, nuk është e vërtetë, janë rreth 9 mijë punonjës, janë hequr 10 mijë janë transferuar pranë bashkive. Janë ngritur ndërmarrje shërbime, janë shkurtuar funksione të panevojshme. Ka ndryshuar sistemi i pagave, tani është 320 mijë lekë. Kanë ndryshuar pagat e administratës vendore, tani janë unifikuar. Pagat e administratave duhen rritur, cilësia duhet përmirësuar. Në thelb një reformë e thellë do studim të mirëfilltë do analizë me ekspertë dhe për mua. Jam të formatohen qarqet dhe rajonet. Një bashki e Beratit me Fierit, mund të bashkohet. Ka dhe historinë. Duhet vendosur kriteret. Na pengon territori?

Qasjet tona nuk konvergojnë në konkluzione që janë të matshme. Mziu konteston çështjen e ujësjellësit, ne shohin çfarë trashëgimie kanë. Financimet kryesore të ujësjellësve janë të donatorëve. Performanca e furnizimit me ujë në disa bashki është e suksesshme, në disa është problematike. Nëpërmjet proceduarave të plan bizneseve janë futur një axhendë që të dalin nga borxhet.

Rikthimi me fragmentarizim nuk çon përpara qeverisjen vendore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy