
Ministria e Brendshme e Serbisë vijon të ngulë këmbë në kërkesat për t’u përfshirë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit. Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë kanë konfirmuar për agjencinë e lajmeve Tanjug se i kanë dërguar përsëri kërkesa EULEX-it dhe misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
“Drejtori i Policisë, Vladimir Rebiç, dhe Byroja Qendrore Kombëtare e Interpolit në Beograd, e cila është pjesë e Ministrisë, i dërgoi një kërkesë të përsëritur EULEX-it dhe UNMIK-ut në të cilën është insistuar të përfshihet MUP-i serb në hetime, në mënyrë që të gjenden autorët e këtij krimi të rëndë. Është e nevojshme që policia serbe të përfshihet në hetim si dhe të informohet për të gjitha masat dhe veprimet e ndërmarra deri tani”, ka deklaruar MPB.



