Neza: S'kemi përfituar nga Procesi i Berlinit, s’ka interes nga administrata e korruptuar! BE do formulohet më qartë për Kosovën (VIDEO)

Neza: S'kemi përfituar nga Procesi i Berlinit, s’ka interes nga administrata e korruptuar! BE do formulohet më qartë për Kosovën (VIDEO)

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit po zhvillojnë sot një takim përgatitor në Tiranë për samitin e radhës së këtij procesi. Gazetari Sami Neza duke folur në MCN Live tha se pritet një formulim më i qartë nga BE për ta vendosur Serbinë në pozicionin e duhur, sa i takon sulmit terrorist. Duke u ndalur te Procesi i Berlinit, Neza thekson se Shqipëria nuk ka përfituar asgjë nga kjo nismë. Sipas tij administratës së korruptuar shqiptare s’i ka interesuar të implementojë projekte që auditohen dhe ndiqen nga BE.  

Takimi në Tiranë bëhet një ngjarje e rëndësishme edhe për shkak të kontekstit të ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë. Takimet kanë qenë intensive, ku kemi ministren gjermane që ka bërë takime me ministrin e Jashtëm Daçiç. Duket qartë që ka një situatë presioni ndaj vet ministrit të Jashtëm serb, i cili me sa duket nuk është në të njëjtën linjë me atë që do mbajnë ministrat e Jashtëm të BE, apo të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria i shënon këto takime si ngjarje të rëndësishme. Vendi ynë s’ka përfituar nga Procesi i Berlinit, sepse Shqipëria ka qenë e papërgatitur në projekte dhe nuk ia ka dalë. Procesi i Berlinit nuk synon vetëm përafrimin e vendeve të BP dhe BE vetëm në aspektin politik, por edhe të shpërndajë fonde, të prodhojë projekte, të intensifikojë marrëdhëniet dhe shkëmbimet. Shqipëria s’ka përfituar për shkak të mungesës së kapaciteteve apo mos dashjes së shfaqjes së këtyre kapaciteteve. Arsyet pse s’ka paraqitur projekte janë nga më të ndryshime, por besoj që deri diku administratës së korruptuar shqiptare s’i ka interesuar të paraqesë projekte që vëzhgohen, auditohen dhe ndiqen nga BE. Së dyti ka një arsye politike, Shqipëria në mënyrë të çuditshme u përfshi në Ballkanin e Hapur. Ishte një pikëpyetje në raport me Procesin e Berlinit. Mënyra si u parashtrua Ballkani i Hapur ishte një farë konkurrence, dublimi i Procesit të Berlinit, por me synime të tjera. Ballkani i Hapur s’ka pasur bekimin e ndërkombëtarëve, e ka pasur në një farë pamje që ishte e turbullut, s’ishte e qartë. 

Neza tha se BE pritet të dalë me një formulim më të qartë sa i takon sulmit në Kosovë. 

"Presidentja e Kosovës kërkoi dje në Spanjë që BE të ndërmarrë sanksione ndaj Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë, çka më duket krejt e logjikshme dhe besoj se ky do jetë edhe teksti që do qarkullojë sot te ministrat në Tiranë. BE ka pasur një deklaratë të mëhershme në lidhje me ngjarjen. Nuk iu përafrua realitetit dhe pritshmërive qoftë të Kosovës, apo vendeve të tjera. Pritet që BE të ketë një formulim më të qartë dhe në një farë mënyre ta vendosë Serbinë në atë pozicion që duhet vendosur në raport me këtë akt terrorist”.

I pyetur në lidhje me diskutimet e mundshme për çështjen “Beleri” mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Neza tha: 

Janë dy çështje që e bëjnë të pasur një axhendë takimi mes zyrtarëve të lartë të Shqipërisë dhe Greqisë. Kërkesa që ka bërë ministri i Jashtëm grek për t'u takuar me homologun shqiptar pas ministerialit, me siguri ka të bëjë qoftë me çështjen Beleri, por mund të mos ngelet jashtë diskutimit edhe gjyqi i pritshëm që do të ketë Shqipëria dhe Greqia në lidhje me kufirin detar . Çështja Beleri ka qarkulluar në të gjitha nivelet, nga kryeministri deri poshtë. Greqia ka lobuar në mënyrë sistematike, dhe i ka kërkuar qeverisë shqiptare që z.Beleri të betohet në mënyrë që vazhdojë punën. Po të shohim qëndrimet e Athinës kemi një zbutje të akuzave, sepse fillimisht është kërkuar lirimi i tij. Më vonë Greqia e ka kuptuar se çdo përpjekje për të ndikuar në vendimmarrjen e drejtësisë do krijonte probleme në kredibilitetin e reformës në drejtësi dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Ai deri tani është penguar nga një rregullore që është akt nën ligjor. Procesi i betimit është delikat për shkak se lidhet qoftë me momentin celebrues, por edhe momentin territorial”.

Neza beson se rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë për Kosovën do të ketë probleme, ndërsa theksoi rëndësinë e një qëndrimi unik mes forcave politike. 

Deklaratat e Ramës janë në akordancë me Presidentin e Serbisë. Do ishte mirë që forcat politike në Shqipëri të kishin një qëndrim unik në raport me Kosovën. Disa deklarata të kryeministrit Rama kanë krijuar kosto te Prishtina, duke dobësuar deri diku edhe pozicionin e Prishtinës në raport me ndërkombëtarët dhe në raport me Beogradin”.

Neza tha se qeveria është një aktor i madh në krizën që po përjeton aktualisht opozita në Shqipëri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy