Sekuestrohet objekti tre katësh në Shkodër pronë e të dënuarit për vrasje, funksiononte si lokal dhe hotel

Sekuestrohet objekti tre katësh në Shkodër pronë e të dënuarit për vrasje, funksiononte si lokal dhe hotel

SPAK sekuestron një objekt tre katësh në Shkodër, i cili funksiononte, si bar, lokal dhe hotel, në pronësi të një personi të dënuar për vrasje.

Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizimit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, Prokuroria e Posaçme, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Gëzim Cafi, i deklaruar fajtor, me vendimin nr. 44, datë 26.09.2005, të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenent 78, 22, 25 dhe 278/2, të Kodit Penal, dhe personave të lidhur.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.9, datë 22.06.2023, ndër të tjera, ka vendosur konfiskimin e pasurive të paluajtshme, si më poshtë:

-Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 900 m2, e cila ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me subjektin/shtetases Violeta Cafi;

-Objekti tre katësh, me një sipërfaqe ndërtimi në total 900 m2, me destinacion Bar -Restorant – Hotel, i cili ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me subjektin/shtetases Violeta Cafi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy