Pas më shumë se katër vitesh, TKOB hap dyert për publikun në një sallë të re të rikonstruktuar. Emra të njohur të muzikës botërore si Plaçido Domingo dhe Ermonela Jaho u ngjitën në skenë mbrëmjen e së mërkurës.
Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetarja Kozeta Kurti tha se salla e re është një stoli në mes të kryeqytetit. Ajo theksoi se nata gala mblodhi shumë njerëz, megjithëse u pa qartë se ata nuk ishin artdashësit e zakonshëm që frekuentojnë shfaqje të tilla.
Është diskutuar edhe për kontentin. Ka qenë mendimi për të sjellë operën e parë. Mbrëmja gala u përcaktua për një grup njerëzish që nuk e kam parë ndonjëherë as në salla teatri të operas, as në sallën e teatrit kombëtar. Teatri u përket spektatorëve dhe pamundësia për të aksesuar këtë shfaqje… Teatri u përket spektatorëve, por vetëm ata nuk patën mundësi ta shihnin.
Politika ka qenë atje, anëtarë të trupave diplomatike. Në vend të tyre do të kisha preferuar artistët që kanë punuar për teatrin. Nuk ishin njerëzit e duhur që bënë historinë e teatrit.
Nata e dytë nuk ishte njësoj si nata e parë. E quajta si një përpjekje një përpjekje PR për personazhet që edhe në skenë, edhe në sallë e publik nuk para dinë të sillen.
Megjithatë, sipas Kurtit, lajmi i mirë është që teatri u hap
U përket trupave, prapavijës dhe spektatorëve. Siç hapi dyert ndërtesa, të shpresojmë që të hapë dyert edhe Teatri, sepse nuk quhet ende një çelje sipari.



