
Një baba në Pakistan dyshohet se ka vrarë dy vajzat dhe katër fëmijët e tyre duke i vënë flakën shtëpisë, pasi njëra prej tyre u martua kundra dëshirës së tij.
“Manzoor Hussain është duke u kërkuar nga policia pasi dyshohet se i vuri zjarrin shtëpisë ku motrat Fauzia Bibi dhe Khurshid Mai jetonin”, tha zyrtari i policisë Abdul Majeed për Reuters.
“Bashkëshorti i Mai gjithashtu vdiq në zjarr”, tha Majeed.
Bibi ishte martuar me Mehboob Ahmad rreth 18 muaj më parë kundër vullnetit të babait të saj në një të ashtuquajtur martesë dashurie, sipas zyrtarit, në krahasim me një martesë të rregullt.
Burri i Bibit Ahmad i tha policisë se nuk ishte në shtëpi në kohën e zjarrit dhe e kishte gjetur shtëpinë të djegur kur u kthye nga puna herët në mëngjes.
Ahmad tha se djali i tij 4-muajsh kishte vdekur, së bashku me tre fëmijët e Mai të moshës 2, 6 dhe 13 vjeç.
Qindra gra në Pakistan vriten nga të afërmit çdo vit për t'u martuar pa pëlqim, ose kundër dëshirës së familjes së tyre, sipas Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Pakistan.



