Athinë, gjenden në makinën shqiptare 5.5 kg heroinë

Athinë, gjenden në makinën shqiptare 5.5 kg heroinë

5.5 kilogramë heroinë e pastër u sekuestrua prej anti-drogës greke,në Aleksandrupoli të Greqisë.

Sipas burimeve policore, lënda narkotike ndodhej e presuar në disqet e automjetit të markës Volksvagen Passat me targa shqiptare, që drejtohej nga një 32-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik.

Burimet policore i thanë "tch" se kishin informacion prej kolegëve të tyre shqiptarë, lidhur me trafikimin e heroinës nga kufiri turko - grek në zonën e Evros.

Mbas verifikimit të targës dhe verifikimit të personit që e ngiste makinën, autoritetet greke kanë lejuar të hyjë automjeti pa kontrolluar, duke organizuar atë që në gjuhën policore quhet "kalim i kontrolluar".

Pak kilometra më tej, automjeti u ndalua dhe lënda narkotike u gjet e presuar në disqet e makinës. Policia thotë se autoritetet shqiptare iu kanë dhënë detaje homologëve grekë, edhe për personat që e prisnin një pjesë të ngarkesës në Athinë. Dy shqiptarë janë shpallur në kërkim në Greqi lidhur me këtë ngjarje. Dyshohet se organizata e trafikut të narkotikëve në këtë mënyrë, ka kryer disa herë të njëjtin itinerar. Hetuesit po kërkojnë edhe anëtarët e tjerë të organizatës që furnizojnë me sasi droge trafikantët shqiptarë të heroinës.

32-vjeçari u dërgua fillimisht në gjykatën e Aleksandupolit për masë sigurie, e në vazhdim do të transferohet në Athinë, ku dhe do të merret në pyetje nga agjentët grekë të antidrogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy