25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Zejnaj: Kosova ndodhet në udhëkryq. Mosreagimi i Ramës, pasojë e mungesës së komunikimit më Kurtin  (VIDEO)

25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Zejnaj: Kosova ndodhet në udhëkryq. Mosreagimi i Ramës, pasojë e mungesës së komunikimit më Kurtin (VIDEO)

25 vite kanë kaluar nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s mbi Serbinë, si një veprim i aleatëve perëndimorë për të ndaluar luftën në Kosovë.

Politologu Argjend Zejnaj tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se pas 25-vitesh Kosova gjendet në një udhëkryq në raport me aleatët dhe në raport me zhvillimet e rajonit.

Duke vijuar më tej, Zejnaj theksoi se në këto 25 vite ka pasur dhe shumë zhvillime pozitive për shtetin e Kosovës.

25 vite nga ndërhyrja e NATO-s, Kosovën e gjen në një udhëkryq në raport me aleatët dhe në raport me zhvillimet e rajonit, kur kemi parasysh dialogun që po zhvillohet me Serbinë, kemi parasysh dhe aktivizimin rus në Ballkan dhe moskoordinimi i Kosovës me aleatët, me këta aleatë që na janë gjendur në ditët më të vështira.

Mendoj se kemi edhe shumë zhvillime pozitive në këto vite, duke pasur parasysh kapitullimin e ish-Jugosllavisë, nënshkrimin e marrëveshjes me NATO-s, pavarësia e Kosovës, dhe njohjen e vendit në shumë shtete dhe anëtarësimi në shumë organizata.

Më tej, Zejnaj tha se mosreagimi i Ramës për këtë ditë, është një shkak-pasojë e mungesës së komunikimit me Kurtin, duke shtuar se reagimi i presidentit Begajt përfaqëson të gjitha institucionet dhe unitetin e popullit shqiptar.

Mendoj që për këto data, edhe tek ju, presidenti  është ai që e përfaqëson unitetin e popullit dhe institucioneve, flet në emër të shtetit, si i pari i Shqipërisë. Shqipëria na është gjendur në ditët më të vështira dhe është me Kosovën për të përkujtuar edhe këtë datë.

Kjo është një shkak-pasojë e një moskomunikimi të duhur që  e kanë dy kryeministrat dhe si mesazh në raportet me vendet fqinje, nuk është mesazh i mirë. Por mbetet në ndërgjegjen personale të secilit.  

Edhe për shkak të zhvillimeve gjeopolitike globale gjendemi në një udhëkryq. Kemi një temë të hapur me Serbinë dhe kjo po na shkakton shumë kokëçarje dhe në kuptimin e organizimit dhe organizimit të brendshëm, por edhe  në raport me miq. Kemi vendime të drejta në parim, por të ngutshme në veprim nga ana e qeverisë së Kosovës, pa u konsultuar dhe koordinuar me miqtë tanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy