Ushqimet e duhura për të pastruar trupin nga toksinat e verës/ Daka: Shtoni perimet dhe frutat në çdo vakt

Ushqimet e duhura për të pastruar trupin nga toksinat e verës/ Daka: Shtoni perimet dhe frutat në çdo vakt

Kur trupi përgjatë stinës së verës ka marrë toksina nga sasitë e tepërta të ushqimeve, ‘lufta’ është se si ti eliminojmë ato gjatë vjeshtës.

Nutriconistja Albana Daka, në një intervistë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, jep këshilla se si duhet rikthyer organizmi në formë pas verës.

Ajo thotë se shtimi i perimeve dhe frutave në çdo vakt ushqimor, është mëse i domosdoshëm për organizmin tonë.

Futja në stinën e vjeshtës sjellë një ristart, jo vetëm për objektivat në fushën profesionale por me të rëndësishme janë në fushën e shëndetit.

Ne jemi fokusuar gjatë muajve të verës të ekspozohemi ndaj vakteve të rënda dhe tavolinave të gjatë, shtim të sasisë së alkoolit dhe lëngjeve të tjera, të ndryshme për organizmin.

Kështu që futja në stinën e vjeshtës, na çon në disa objektiva se si ne ato gabime që i kemi bërë gjatë verës ti riparojmë dhe të futemi në një standard të regjimit të shëndetshëm ushqimor.

Ndjenjën e fryrjen e japin faktet ku mungojnë fibrat, ose sasitë e reduktuara të perimeve, pra janë vakte të fryra me brumëra, mishra, me sasi të ekzagjeruar bulmeti, bëjmë që në të ndjejnë fryrjen sepse sasi e fibrave që marrin është e vogël.

Vakte duhet të jenë vakte me pasura me prime dhe fruta. Duhet të jenë të pasura me perime dhe fruta në formën e snack-eve gjithmonë në formën e plotë, jo në formën e lëngjeve.

Drithërat duet të jenë të plota, jo të fokusuara te brumta dhe buka e bardhë, pra nuk është trend të themi brumëra integral, sepse sasia e fibrave te tyre bëjnë që të eliminojnë ndjenjën e fryrjes dhe sistemi tretës të tresë korrekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy