Shtrimet në spitale shpesh përdoren për abuzime thotë kontrolli i brendshëm në burgje. Por përtej konstatimit që u bë publik vetëm pas arratisjes së Altin Ndocit, pesë daljet e tij deri më 13 Janar 2026 nuk u ndaluan por u lejuan nga administrata e IEVP Durrës.
Këto janë 21 sekondat ku pretendimi se vuante nga “veshkat i dhanë lirinë të dyshuarit për grup kriminal, vrasje dhe krime të rënda Altin Ndocit.
Kur ka kaluar më tepër se një javë Altin Ndoci vijon të jetë në liri dhe i kërkuar nga policia, ndërsa qelinë e tij e zunë gardianët dhe ish administrate e burgut të Durrësit që i krijoi kushtet sipas prokurorisë duke shkelur ligjin.
Në dosjen që “Factcheck” ka siguruar prokuroria shprehet se “Marrë në konsideratë rritjen e frekuencës së daljeve në një periudhë relativisht të shkurtër dhe duke e krahasuar me historikun e mëparshëm të daljeve të tij për spital, ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto planifikime për vizita mjekësore për në spital që përkojnë me periudhën tetor 2025-janar 2026 janë fiktive”.
Por a ishte 13 janar hera e parë kur Ndoci i drejtohej spitalit?
Nga verifikimet e “FactCheck” rezulton se në më pak se në 4 muaj, ai ka dalë 5 herë nga qelia duke ju drejtuar spitalit. Ndërsa planin e tij për të fituar lirinë e ka kompletuar më 13 janar siç dhe ikën me vrap.
Këto janë daljet e tij dhe drejtuesit e IEVP Durrës që kanë firmosur lejen:
Vizita e parë drejt Spitalit në datë 08.10.2025-Drejtor Institucioni Ervis Dedej
Vizita e dytë në datë 24.10.2025-Drejtor Institucioni Edmond Llabani
Vizita e tretë në datë 26.11.2025-Drejtor Institucioni Indrit Cerloj
Vizita e katërt në datë 18.12.2025-Drejtor Institucioni Indrit Cerloj
Vizta e pestë në datë 13.01.2026-Drejtor Institucioni Indrit Cerloj
E nëse postulate shqiptarë është e treta e vërteta, plani i Ndocit ka rezultuar i suksesshëm në episodin e pestë të vizitës.
Mjekja e burgut, Yrfet Sema, pranoi pretendimet e Nodcit për dhimbje të veshkave dhe referimin e kryeinfemierit edhe pse do duhet ta vizitonte të paraburgosurin pacient.
E po ashtu nga verifikimet e prokurorisë rezulton se në vend të kirurgut Ndoci përfundoi në zyrën e mjekut kardiolog, paçka se kardiologu kontrollon zemrën dhe ai ankohej për veshkat.



