Biden, një president i pasionuar pas makinave (FOTO)

Biden, një president i pasionuar pas makinave (FOTO)

Joe Biden, presidenti i ri i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, ndryshon shumë nga paraardhësi i tij kur është fjala për marrëdhënien e tij me makinat dhe motorët. Ai ka një pasion të veçantë për makinat dhe motorët. Djali i Joseph-it, drejtor shitjesh në një koncesionar të madh të Chevrolet në Wilmington, Delaware, tani është pronari krenar i një Corvette Stingray të vitit 1967. Por me hyrjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, Biden nuk do të mund ta ngasë më makinën vetë.

Pasioni i tij për makinat e ka origjinën që në fund të viteve 1950 gjatë kohës kur ai ishte student. Rregullat e kampusit nuk i lejonin studentët të zotëronin makina në atë kohë, por Joe e kapërceu problemin duke përdorur makina (pothuajse gjithmonë të konvertueshme) që ishin marrë me qira nga kompania ku punonte babai i tij.

Duke u rritur në një mjedis ku makinat ishin temë e ditës në shtëpi, Biden ishte në gjendje të përballonte edhe marka të mira. Fillimisht ai pati një Pontiac Tempest. Disa kohë më vonë, saktësisht në 1967 me rastin e dasmës së tij - siç ka thënë në një intervistë me Jay Leno - ishte babai i tij Joseph ai që i dha atij Chevrolet Corvette Stingray, një makinë që është ende në garazhin privat të Presidentit të ri SHBA.

E ruajtur me dashurinë dhe vëmendjen tipike për një entuziast të vërtetë të makinave, ajo nuk ka të bëjë aspak me ekzibicionin që ka karakterizuar Trump-in në këtë aspekt.

Bota e makinave e ka mirëpritur fitoren e Biden me entuziazëm. Drejtori i Përgjithshëm i Grupit Volkswagen, Herbert Diess, kujtoi në lidhje me këtë se "programi demokratik është më i harmonizuar me strategjinë tonë globale për të luftuar ndryshimin e klimës përmes elektrizimit".

Gjatë fushatës, Joe Biden në fakt ka premtuar mbështetje të rëndësishme për rinovimin e flotës me gjysmë milioni pika rikarikimi deri në vitin 2030, kthimin e plotë të kredisë së taksës prej $ 7,500 (hequr nën Trump) për makinat elektrike dhe 'zbatimi i rregullave më të rrepta për të mbrojtur mjedisin dhe për të inkurajuar tregun për modelet elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy