Një ngarkesë me speca të kuq që vinte nga Shqipëria, është tërhequr nga tregu në Slloveni, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivel të lartë pesticidesh të rrezikshme për shëndetin.
Autoritetet sllovene bëjnë me dije se bëhet fjalë për pesticide si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid, të cilat tejkalojnë kufijtë e lejuar.
Produkti ishte importuar në Slloveni nga 24 gushti deri më 4 shtator, dhe ishte shpërndarë në kuti kartoni dhe plastike.
Kompania importuese “Geaprodukt” ka dhënë urdhër për tërheqjen e menjëhershme të tyre nga tregu dhe ka kërkuar nga klientët që ta kthejnë produktin në vendin e blerjes, ose në rast se kjo nuk është e mundur, ta asgjësojnë vetë me kujdes.



