Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masat e sigurisë për 15 nga 30 të arrestuarit si përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Apeli e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e ish-kryetarëve të komunave të Farkës e Kasharit, Fatbardh Plaku e Besnik Fuçia, duke urdhëruar lirimin e tyre nga burgu.
Faik Fejzo nga "arrest në shtëpi" në "detyrim paraqitje"
Besnik Fuçia nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitje"
Fatbardh Plaku nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitje"
Hodo Gjoni nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitje"
Naim Shehi nga "arrest me burg" në "arrest në shtëpi"
Gëzim Shkalla nga "arrest me burg" në "arrest në shtëpi"
Fejzi Dyrmishi nga "arrest me burg" në "arrest në shtëpi"
Shefqet Doda nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje"
Mehmet Felahi nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje
Agim Eski Felahi nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje
Pëllumb Korfuzi nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje
Ndoc Pepkolaj nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje
Gerti Çalliku nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje
Ali Dyrmishi nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje
Luan Beta nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje
Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ndërsa njërit prej tyre nuk i është pranuar ankimimi.
Vjollca Hoxholli mbetet në "arrest në shtëpi"
Qirjako Gjergo mbetet në "arrest në shtëpi"
Merita Kushe mbetet me masën "detyrim paraqitje"
Artur Skela -mospranim i ankimimit, mbetet në "arrest me burg"



