
Thellohet skandali në jetimoren “25 maji”, në Shkup.
Pas rastit të 13-vjeçares shtatzënë që abortoi disa ditë më parë, janë konstatuar edhe dy raste të tjera.
Njëra prej vajzave e ka ndërprerë shtatzëninë, ndërsa e dyta nuk dëshiron të abortojë dhe insiston ta lindë foshnjën, bëjnë të ditur mediat në Maqedoni.
Për momentin nuk dihet nëse dy vajzat janë abuzuar si në rastin e 13-vjeçares që bëri bujë pak ditë më parë.
Dje drejtori i këtij institucioni, Stevço Sokolovski, dha dorëheqjen nga posti.



