OKB: 14 mijë persona janë arrestuar gjatë protestave në Iran

OKB: 14 mijë persona janë arrestuar gjatë protestave në Iran

OKB thotë se 14 mijë njerëz janë arrestuar gjatë protestave në Iran, duke paralajmëruar se përdorimi i panevojshëm dhe joproporcional i forcës në Iran duhet të ndalet.

“Ne po përballemi me një krizë të vërtetë të të drejtave të njeriut në Iran dhe situata aktuale në vend është e paqëndrueshme”, tha sot në Gjenevë Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Volker Türk.

Sipas informacionit të mbledhur nga OKB-ja, rreth 14,000 njerëz, përfshirë fëmijë, u arrestuan në kuadër të protestave, të cilat shpërthyen më 16 shtator. 

Që nga fillimi i protestave, forcat e sigurisë janë përgjigjur duke përdorur forcë kundër protestuesve të paarmatosur dhe kalimtarëve që nuk përbënin kërcënim për jetën. Në shpërfillje të hapur të rregullave ndërkombëtare për përdorimin e forcës, I bëj thirrje qeverisë dhe atyre që janë në pushtet të dëgjojnë protestuesit dhe të pranojnë ankesat e thella sociale, ekonomike dhe politike që janë grumbulluar. 

Volker Türk i kërkoi autoriteteve iraniane të nisin procese hetimore të pavarura, të paanshme dhe transparente për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, në përputhje me standardet ndërkombëtare, të ndalojnë menjëherë përdorimin e dhunës dhe ngacmimit kundër protestuesve paqësorë dhe të lirojnë të gjithë të arrestuarit për protesta paqësore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy