Aksidenti tragjik në Durrës, Manja paralajmëron ndryshime në Kodin Rrugor dhe Penal

Aksidenti tragjik në Durrës, Manja paralajmëron ndryshime në Kodin Rrugor dhe Penal

Në nisje të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, kreu i tij, Ulsi Manja u ndal te aksidenti tragjik i ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur, duke theksuar se ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik dhe çdo familje shqiptare.

 

Ai u shpreh se autori duhet të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin maksimal që parashikon ligji dhe shtoi institucionet kanë detyrimin ta kthejnë këtë shqetësim në masa konkrete ligjore.

 

Sipas tij, Partia Socialiste, në bashkëpunim me deputetë të mazhorancës, do të paraqesë së shpejti në Kuvend një paketë ndryshimesh në Kodin Rrugor dhe në Kodin Penal, me qëllim rritjen e sigurisë dhe forcimin e ndëshkimeve për shkeljet e rënda.

 

Në përfundim, ai nënvizoi se persona të përfshirë në vepra të tilla të rënda nuk meritojnë të jenë pjesë e shoqërisë pa u përballur me pasojat ligjore shembullore.

 

Ky komision ka përgjegjësinë që këtë shqetësim ta përkthejë në ndryshime ligjore. Bashkë me disa kolegë të tjerë të kësaj mazhorance shumë shpejt do t’i drejtojmë Kuvendit të Shqipërisë një paketë ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe Kodin Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy