Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar ditën e sotme se pas një sër përplasjesh të dhunshme mes militantëve të ISIS dhe forave rebele ndaj regjimit të Bashar Al Assad, mësohet se ekstremistët islamik kanë fituar terren dhe gjenden vetëm 20 kilometra larg qytetit të Alepos, në veri të Sirisë. Nga ana tjetër raportohet se po në Alepo ka gjetur vdekjen dhe një Gjeneral iranian.



