Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump largohet nga konferenca live (VIDEO)

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump largohet nga konferenca live (VIDEO)

Një situatë e pazakontë në Shtëpinë e Bardhë gjatë një konference të presidentit Trump. Ndërsa ky i fundit po niste komunikimin me shtypin, mbi situatën e koronavirusit në vend, është shoqëruar dhe nxjerrë jashtë sallës në mënyrë të papritur nga një agjent i Shërbimit Sekret. Ai u kthye disa minuta më vonë, duke thënë se kishte pasur “të shtëna” jashtë Shtëpisë së Bardhë që situata ishte vënë nën kontroll.

"Ka pasur  të shtëna dhe dikush është dërguar në spital", tha Trump. Presidenti tha se është hapur zjarr nga forcat e rendit dhe shtoi se besonte që individi, i cili u qëllua, ishte i armatosur. "Është qëlluar i dyshuari", tha Trump. Duke shtuar se "ngjarja mund të mos ketë pasur lidhje me mua", Trump vlerësoi punën e personelit të Shërbimit Sekret për ruajten e sigurisë së tij fizike.

Pas këtij incidenti, Shtëpia e Bardhë u mbyll. / Associated Press/ 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy