Meta: Mafie e djegësave, qytetarëve iu digjen plehrat në derë. Të martën protesta e parë tek inceneratori i Tiranës

Meta: Mafie e djegësave, qytetarëve iu digjen plehrat në derë. Të martën protesta e parë tek inceneratori i Tiranës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka reaguar lidhur me ndotjen e orëve të fundit në Shijak, duke e cilësuar si terror ndaj qytetarëve të cilët po iu digjen plehrat në derë.

Duke shigjetuar Kryeministrin Edi Rama, Meta tha se kryerilindasi merr taksat dhe e kthen atë zonë të mrekullueshme në një vend terrori për të frikësuar qytetarët që të mos ankohen kur u çojnë plehrat si male para shtëpisë dhe të mos ankohen kur ia djegin para syve.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë pasi dje në mbrëmje rreth orës 22:00 në mënyrë të qëllimshme janë djegur tonelata me plehra të cilat kanë qenë të depozituara në hapësirën mes Hardhishtës dhe Romanatit dhe se kjo është bërë qëllimisht natën në mënyrë që gjatë natës të mos kishte shumë reagime dhe të mos kishte mundësi për politikanët të reagonin.

Meta shtoi se është e qartë se si funksionojnë këto kompanitë e bashkive rilindasve, siç është e qartë e gjithë skema e inceneratorëve me në krye Edi Ramën.

Qytetarët paguajnë më shumë taksa për pastrimin dhe nuk marrin shërbimin, por marrin helmimin. Kjo nuk është një skemë vetëm në Shijak por edhe në shumë bashki të tjera në vend.

Do të jemi gjithnjë e më të vëmendshëm. Për të vazhduar me këtë çështje të rëndësishme të mafies dhe djegësave të mbrojtjes së mjedisit. Ne Shijakun e duam model për zhvillimin e agroturizimit.

Si e duam Shqipërinë të jetë perle për zhvillimin e turizmit ku rriten edhe fëmijë të shëndetshëm që nuk mund të helmohen.

Ndër të tjera shtoi se kur një gjë e tillë ndodh në mes të Tiranës dhe Durrësit, kur vijon ende sezoni turistik, në rrethe të tjera mund të jetë më keq, për shkak se janë larg vëmendjes së medias.

Meta njoftoi se protesta e parë e Partisë së Lirisë do të mbahet të martën e ardhshme, në ora 18.00 te inceneratori i Tiranës, të cilin e quajti “kryeveprën” e korrupsionit qeveritar.

Ftoj qytetarët dhe të gjithë ata që kanë dëshirë që të protestojnë, duke ftuar dhe ekspertët e mjedisit, pas një jave në orën 18.00 tek inceneratori i Tiranës.

Kësaj radhe është protestë e qytetarëve se është një çështje e qytetarëve. Pastaj gjithë të tjerët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy