Kandidatja për kryetare të Bashkisë Tiranë e PDIU, Lajla Përnaska, e quan kandidimin, vazhdimësinë e kontributit të saj në politikë dhe jo aventurë.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se nëse do të gjente hapësira do të kandidonte si e pavarur, por shtoi se edhe në këtë garë e sheh përfshirjen si një vullnet për t’i dhënë një alternativë votuesit të Tiranës, për të mos u ngujuar te formati PS, PD, me kandidatë të imponuar nga kryetari i partisë.
Përnaska shtoi se duke përjetuar ndër vite garat për Bashkinë e Tiranës, ka grumbulluar eksperiencë të vyer.
Asnjëherë nuk e kam parë të ndërprerë karrierën time politike. E kam zgjedhur si pasion, e kam investuar si profesion.
Në vitin 2013 jam shkëputur nga jeta parlamentare, por vazhdimisht kam dhënë kontributet dhe mendimet e mia.



