
Avokati Redon Meksi, i ftuar në “Bilardo në MCN”, u ndal edhe në çështjet politike në vend dhe ndikimin e ndërkombëtarëve. Meksi, shprehu rezerva mbi disa ndërhyrje të ndërkombëtareve në punët e Shqipërisë. Ai u ndal saktësisht te ish-ambasadorja amerikane, për të cilën tha se nuk ka pse ndërhyn në disa punë të vogla të partive në vend, sikurse ishte çështja e PD-së në gjykatë. “Unë kam një problem me ndërhyrjen ndërkombëtare në punët tona. Unë jam dakord të kemi aleancë me ndërkombëtarët, të ketë bazë parimesh ndërhyrja dhe e dyta aq sa kanë tagër ligjor, të ndërhyjnë. Po jo të vij tani ambasadorja, se ajo tani iku që nuk kanë qenë asnjëherë në këtë ndërhyrje, pikërisht ti ja le mundësinë copa-copa dhe ajo çdo vit u rrit mundësia e ndërhyrjes dhe pa i plas farë pa pikë cipe shkon i çon në një gjykim të partisë brenda dy anëtar të ambasadës amerikane, brenda gjykatës. Po kush e votojë, monitorimin në Kushtetutë, 140 deputetë , dhe dëgjon sot deputetë që e kanë votuar që na dalin kundër. Unë s’po them të jesh shtet i mbyllur, unë po them ty ambasadori që vjen të fut hundët te punët e vogla të Shqipërisë, bëj notë ankimi, punët e vogla pra, do zgjedhësh kryetarin e partisë sipas ambasadorit. Politikën e jashtëm të Amerikës ne do e zbatojmë nga a e para te e fundit dhe pikë, nuk e vë njëri në dyshim”, tha Meksi.



