Sassoli viziton Tiranën në muajin shkurt: Fillimi i negociatave shtysë e fortë për reformat

Sassoli viziton Tiranën në muajin shkurt: Fillimi i negociatave shtysë e fortë për reformat

Pas vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut në fillim të nëntorit, Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli do të udhëtojë në Shqipëri më 3-4 shkurt.

“Po shkoj në Shqipëri për të inkurajuar dhe për të dhënë shpresë për të ardhmen pas disa muajve të vështirë për vendin. Së pari, do të doja të përsëris solidaritetin tim me Shqipërinë dhe popullin e saj pas tërmetit shkatërrimtar të fundit të nëntorit. Zemra ime është me të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Ndonëse paratë nuk mund t’i zhbëjnë vuajtjet, ato janë shumë të nevojshme për të rindërtuar shtëpitë dhe infrastrukturën. Unë mbështetem te bujaria e pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare të donatorëve që do të pritet nga BE-ja në Bruksel, më 17 shkurt”, theksoi ai.

“Së dyti, dua të riafirmoj mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë bërë përparim shumë të madh, në përputhje me pritjet tona. Fillimi i negociatave mund të jetë një shtysë e fortë për reformat që ende nevojiten në udhën e anëtarësimit në BE. Ne do të bëjmë çmos edhe për të bindur shtetet anëtare që ende kishin rezerva për këtë në mbledhjen e fundit të Këshillit”, u shpreh Sassoli.

“Ndërkohë, zhgënjimi nga mosvendimi i Këshillit duhet të përkthehet në energji të rinovuar dhe nisma drejt së ardhmes. Unë e inkurajoj Shqipërinë që të përqendrohet në objektivin e përgjithshëm dhe ta përdorë këtë kohë për të adresuar çdo shqetësim që është ngritur, veçanërisht në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto reforma janë në thelb për më të mirën e vendit tuaj dhe brezave të ardhshëm. Edhe nëse rruga është e vështirë herë pas here, çdo hap na afron me një të ardhme të përbashkët evropiane, e cila do të pasurojë si Shqipërinë ashtu edhe BE-në”, përfundoi ai.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti Sassoli do t’i drejtohet Parlamentit të Shqipërisë. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi dhe drejtuesit e grupeve politike, Presidentin e Republikës Ilir Meta, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, si dhe me kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe përfaqësuesen e LSI-së Klajda Gjosha.

Sassoli, gjithashtu, do të mblidhet dhe do të diskutojë me studentë të universitetit, si dhe me përfaqësues të grupeve të ekspertëve dhe UNICEF-it.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy