GJKKO sekuestron pasuritë e Arben Isufaj, i forti i Fierit i njohur si 'Ben Qimja'

GJKKO sekuestron pasuritë e Arben Isufaj, i forti i Fierit i njohur si 'Ben Qimja'

Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestro ndaj 11 pasurive të Arben Isufit, i njohur ndryshe si 'Ben Qimja' i Fierit.

Sipas njoftimit zyrtar, GJKKO ka pranuar pjesërisht kërkesën eProkurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të disa pasurive të sekuestruara.

'Ben Qimja' rezulton pronar i disa bizneseve dhe sipërfaqesh toke të paluajtshme, që janë vlerësuar se janë produkte të krimit dhe të pajustifikuara financiarisht nga Isufaj.

Njoftim konfiskimi

Në kuadër të procedimit pasuror nr.8/2021, regjistruar ndaj shtetasit Arben Isufaj, si subjekt i ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, i ndryshuar me ligjet nr.24/2014 dhe 70/2017 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, me vendimin nr.7 datë 30.01.2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme), ndërmjet të tjerave ka vendosur:
Pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara si më poshtë vijojnë:

1. Objekt “Pulari”, shoqëria tregtare, e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, i përbërë nga 1 godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, i cili ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos;
2. 33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me Nipt.L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011;
3. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier;
4. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas-Fier;
5. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh-Fier;
6. Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8, në pronësi të E. Isufaj;
7. Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ ML270CDI, në pronësi të Y. Isufaj;
8. Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ 300D, në pronësi të Y. Isufaj;
9. Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi DAIMLER CHRYSLER S500, në pronësi të A. Çako;
10. automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ S63 AMG, me numër shasie ËDD2211771A278411, ngjyrë Gri, në pronësi të A. Çako;
11. automjeti me targë AA721OB, lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8L, në pronësi të A. Çako;
Ky vendim ka marrë formë të prerë në datën 13.04.2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy