
Sytë janë një pjesë tepër e veçantë e trupit tonë dhe janë unik tek çdo njeri. Por, ka disa fakte që ju nuk i dini për to.
Stresi mund të shkaktojë probleme me shikimin- Sa më i lodhur dhe i stresuar të jetë një njeri, aq më shumë i lodhen sytë. Stresi zvogëlon oksigjenimin dhe pastrimin e organeve, gjë që çon në lodhje të syve.
Ngrënia e karotave ju ndihmon të shihni më mire- Sytë, si gjithë pjesa tjetër e trupit, janë shumë të ndjeshëm ndaj asaj që hamë, dhe në veçanti kërkojnë vitaminat A dhe D, për të rimbushur pigmentet e retinës. Njerëzit duhet të ndjekin një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar, të pasur me perime dhe peshk të freskët si sardelet ose skumbri.
Puna përballë ekranit mund të çojë në lodhje të syve- Ekranet nuk e zvogëlojnë drejtpërdrejt shikimin, por ato shkaktojnë lodhje të syve kur përdoren me kalimin e kohës. Përveç pushimit, syzeve mbrojtëse këshillohet që ekranin ta shihni sa më larg, pse jo duke rritur madhësinë e shkronjave.
Ngjyra e syve nuk i bën ata më të ndjeshëm-Të gjithë sytë ekspozohen në të njëjtën mënyrë ndaj rrezikut të dritës, jo vetëm ato blu. Keshillohet mbajtja e syzeve të mira kundra diellit.
Aplikimi i grimit në sy mund t'i dëmtojë ata- Syri mund të reagojë keq nga aplikimi i produkteve kozmetike dhe pastruesve të make-up. Duhet të kemi kujdes të mos të lyejmë pjesën e brendshme të syrit.



