Nje tjetër trashëgimtar po i shtohet familjes mbretërore

Nje tjetër trashëgimtar po i shtohet familjes mbretërore

Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmin e bukur e ka dhënë Pallati Buckingham këtë mëngjes. Çifti, i cili u martua në tetor 2018, pritet të sjellë në jetë fëmijën në fillim të vitit 2021.

Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë “të lumtur për lajmin”, sipas një deklarate nga Pallati Buckingham.

Ky do të jetë nipi i parë për Princin Andrew dhe dukeshën e York-ut.

Vajza e tyre e madhe Princesha Beatrice u martua me Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni private në Windsor Castle në korrik.

Eugenie, 30 vjeç, ndau lajmin e bukur në Instagram me një foto të ëmbël të dy papuçeve të bebushit me mbishkrimin: “Jack dhe unë jemi shumë të lumtur për fillimin e vitit 2021”.

Ajo gjithashtu ndau një foto të ëmbël të saj dhe Jack duke buzëqeshur për kamerën, që duket se është bërë kohët e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy