Transportonte me makinë 104 kg kanabis, arrestohet një person në Vlorë (VIDEO)

Transportonte me makinë 104 kg kanabis, arrestohet një person në Vlorë (VIDEO)

Finalizohet një operacioni policor i policisë së Vlorës i koduar “Reset”, për goditjen e një rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 104 kilogramë kanabis sativa dhe arrestuar një person.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, se një sasi e madhe lënde narkotike kanabis po transportohej me një automjet tip “Chrysler”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reset”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K.(N.). S., 48 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e policisë, në fshatin Novosel.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Chrysler”, në bagazh, u gjetën 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. me peshë totalë 104 kilogramë. Pakot me kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy