Kandidatët për kryeministër, Qori, Lapaj, Soko dhe Shehaj tregojnë vizionin e tyre për të ardhmen

Kandidatët për kryeministër, Qori, Lapaj, Soko dhe Shehaj tregojnë vizionin e tyre për të ardhmen

Arlind Qori, kreu i “Lëvizja Bashkë”, Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria bëhet”, Pano Soko, bashkëkryetar i “Nismës Thurrje” dhe Agron Shehaj, kreu i partisë “Mundësia” treguan në studion e Zonë e Lirë në MCN Tv vizionin e tyre për të ardhmen e vendit.

Arlind Qori:

Vizioni im dhe i Lëvizjes Bashkë për Shqipërinë  është që të kemi atë që nuk kemi pasur asnjëherë në histori, të kemi një shtet dhe shoqëri ku populli ka në dorë fatet e veta, ku i sigurohet një nivel dinjitoz jetese gjithkujt dhe kushdo që do të jetojë akoma dhe më mirë ka mundësi për ta bërë këtë gjë nëpërmjet punës, meritës, dhe krijimtarisë. Do ta realizojmë përmes 4 shtyllave. Themelimi i një shteti zhvillimor, themelimi i një shteti sociale, themelimi i një shteti të së drejtës dhe demokratizimi i vendit gjithandej.

Adriatik Lapaj:

Vizioni im për Shqipërinë është lufta e pakompromis kundër korrupsionit,  shpallja e korrupsionit sëmundje kombëtare dhe lufta ndaj saj në mënyrë të panegocionueshme. Vizioni im është familja, forcimi i saj si koncept i padiskutueshëm, investimi për fëmijët tanë, arsimi dhe dërgimi i parave aty ku është nevoja. Ne e bazojmë këtë vizion në disa shtylla kryesore, ligji për referendumet si mekanizëm juridik që rikthen tek qytetarët mundësinë për të kontrolluar politikën, dy depolitizimi i administratës zgjedhore, dhe hapja e sistemit zgjedhor si mundësi për të krijuar garë.

Pano Soko: 

Vizioni im është një Shqipëri ku njerëzit jetojnë mirë, ku njerëzit janë të pasur, familjet janë të pasura, çmimet janë të ulëta dhe të ardhurat janë të larta, ku kemi shëndetësi moderne e cila përballon të gjitha kërkesat që ka në bazë të arritjeve të shkencës. Një Shqipëri ku ka arsim modern, ku shkojnë fëmijët dhe dalin të gatshëm për të hyrë në tregun e punës, ku ligji është i barabartë për të gjithë.

Agron Shehaj: 

Unë mendoj se Shqipëria do të jetë vendi i mundësive për të gjithë, jo vetëm për një pakicë, jo vetëm pë rata që janë të lidhur me politikën. Nuk janë politikanët ata që do e sjellin lumturinë dhe do i bëjnë shqiptarët të pasur, janë vetë shqiptarët që do ja dalin nëse do të kenë mundësi. Besoj tek ëndrra amerikane, mundësia për secilin prej nesh që me punë dhe me sakrificë t’ia dalin në jetë. Kjo është ajo që unë besoj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy