Kurti: Serbia planifikoi vrasjen e Dick Marty-t për të fajësuar Kosovën!

Kurti: Serbia planifikoi vrasjen e Dick Marty-t për të fajësuar Kosovën!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Serbia planifikoi vrasjen e Dick Marty-t me qëllimin që t’ia linte fajin Kosovës.

Ju e dini shumë mirë se Shërbimi sekret i Serbisë, gjatë viteve 70-ta, e 80-ta jo vetëm 90 ka vrarë shumë partriot e veprimtar shqiptarë, andaj këtë mënyrë të punës së tyre të mbrapshtë e kanë të ushtruar ndër dekada, ndër ata që u vranë janë Jusuf e Bardhosh Gërvalla,  Kadri Zeka  e deri tek Enver Hadri e shumë e shumë të tjerë, pra mënyra si ka operuar Shërbimi sekret serb në Evropën Perëndimore ndaj shqiptarëve edhe kroatëve është i njohur botërisht, duket që atë mënyrë e paskan planifikuar edhe ndaj Dick Martyt e duke na fajësuar neve”

Sipas Kurtit Beogradi ndodhet në panik dhe ka frikë se mund të ngelet vetëm, prandaj po armatoset.

Serbia më duket se ndodhet në një lloj paniku kur po e vëren se nuk mund të qëndrojë në 3-4 ulëse njëkohësisht më, po përpiqet të forcohet për vete sepse ndoshta mund të ngelet e vetmuar. Armatosja e vazhdueshme e Serbisë s’është e parrezikshme për rajonin dhe Kosovën, por në anën tjetër, është shprehje e frikës shtyre se mund të ngelin të vetmuar atëherë kur po duket që s’mund të qëndrojnë në disa karrige siç janë mësuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy