Shefja e kuzhinës mirditorja Keti Conte e cila punon me faqen e Giallo Zafferano tregon se filloi çdo gjë për lojë në periudhën e izolimit të pandemisë.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se ka pasur gjithmonë dëshirë të ndante me publikun pasionin e saj, por nuk ka pasur kohë.
E nisëm si lojë, videot e para i bëja me djalin, në një moment na kontakton Giallo Zafferano, në fillim e mendoja si lojë.
Ne talleshim, i bënim videot shumë spontane dhe mendoja se po na bënin ndonjë shaka kur më kontaktuan.
Në fillim nuk mu duk shumë profesional, kur mu la kontakti për të folur, kur më lanë adresën të dhënat, u ndjeva shumë mirë edhe pse nuk më dukej e vërtetë.
Nuk është pagesë milionere, por është ok. Gjëja që më pëlqen më shumë nga kjo punë, është se kam më shumë kohë për të gatuar bashkë me djalin.
Gëzohet se gjen gjithmonë receta që i pëlqejnë. Ndërsa më filmon im shoq, gjithmonë themi se duhet një kamerë tjetër që të shihet se çfarë komunikojmë ne të dy.
Se edhe pse është tip i butë, ka ato batutat gjithmonë në kohën e duhur.
Kam mësuar disa receta në Shqipëri, por kur kam qenë e vogël, mami nuk na gatuar shumë pjata shqiptare.
Kam mësuar tani fërgesën, më pëlqen shumë, byrekun dhe jam duke mësuar dhe pjata të tjera.
Për lazanjën të gjithë që e provojnë thonë se është pjata më e shijshme që kam ngrënë ndonjëherë.
Keti e cila aktualisht po jeton në Gjermani, thotë se është tip që i pëlqen të lëvizë dhe kjo është arsyeja pse i ndryshon shtetet.
Ajo zbulon se ishte një projekt familjar që e kishin prej vitesh dhe për këtë arsye shkuan në Gjermani, edhe pse deri 16 vjeç ka jetuar Gjermani dhe më pas shkoi në Itali.



