
Të martën, Kylie Jenner zbuloi se reperi Travis Scott, 29 vjeç, i dhuroi asaj dhe vajzës 3-vjeçare të çiftit, Stormi Webster, unaza të njëjta me gurë diamanti.
“Babi na ka marrë unaza të njëjta”, shkruajti Jenner, 24 vjeçe, në një foto të dorës së saj pranë asaj të Stormit.

Mike Fried, shefi i “The Diamond Pro”, tha për mediat se unazat vlejnë shumë.
"Këto unaza të njëjta janë mahnitëse për shkak të dizajnit të tyre unik dhe diamanteve," tha ai. “Diamantet e mëdha të Kylie janë 5 ose 6 karat secila, me një vlerë prej 325,000 dollarë për të dyja. Diamantet e Stormit janë 1.5 karat secila, me një vlerë prej 120,000 dollarë për të dyja.”
Ndonëse Jenner nuk tregoi nëse kishte ndonjë rast të veçantë pas dhuratave mahnitëse, ajo aktualisht është në pritje të fëmijës së dytë të çiftit.
Ajo konfirmoi shtatzëninë e saj në fillim të shtatorit. E megjithëse fansat kanë spekuluar shumë se ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është në pritje të një djali, ajo zbuloi se çifti ka vendosur të presë për të zbuluar gjininë e foshnjës.



