
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar edhe njëherë sot Prishtinës dhe Beogradit të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për shtensionimin e situatës në Veri të Kosovës.
Blinken tha se qeveria Kurti dhe ajo Vuçiç duhet të rrisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet e normalizimit të udhëhequra nga Brukseli.
“Shumë aleatë shprehin shqetësimin për rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës dhe i dënon fuqishëm sulmet e fundit ndaj KFOR-it, kolegëve tanë italianë dhe hungarezë që u lënduan në atë sulm. Ftojmë Qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën dhe të rinisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja”, ka thënë Blinken në konferencë për media të enjten në Oslo të Norvegjisë.
“Ne e përkrahim procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe Serbisë, por situata aktuale e pengon dhe s’e ndihmon lëvizjen në atë drejtim”, shtoi ai.



