Steven Spielberg vjen me një serial horror që shihet vetëm natën

Steven Spielberg vjen me një serial horror që shihet vetëm natën

Steven Spielberg po shkruan një seri horror për shërbimin celular streaming “Quibi” ("Quick Bites" (Kafshata të shpejta) për shkurt), që shikuesit do të jenë në gjendje ta shohin vetëm kur është errësirë jashtë.

Themeluesi i Quibi-t Jeffrey Katzenberg tregon se Steven Spielberg i tha: "Kam një histori super të frikshme që dua të bëj".

“Ai e ka shkruar historinë vetë. Prej kohësh nuk kishte shkruar gjë të re, kështu që e gjitha kjo është fantastike", shprehet Katzenberg.

Spielberg kërkoi që shfaqja të shihej vetëm pas mesnate, kështu që inxhinierët e Quibi-it dolën me një plan. Një orë do të shfaqet në telefonat e shikuesve, duke gjurmuar diellin. Ora gjithashtu gjurmon edhe kur dielli kthehet, prandaj shfaqja bëhet e padisponueshme deri pas mesnate.

Sipas Katzenberg, Spielberg ka "shkruar pesë ose gjashtë episode". Titulli është "Spielberg's After Dark".

Quibi do të nisë në prilli të vitit 2020. /Sipas CNN/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy