Pas akuzave për korrupsion, Partia e Lirisë do ta çojë në SPAK projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit. Koordinatorja e kësaj partie Brisida Shehaj thotë se përmes tij mund të pastrohen edhe para të terroristëve. Nga ana tjetër demokratët të cilët kanë depozituar në Kushtetuese marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit thonë se ka hapsira për abuzime me paratë publike.



