Janë disa gjëra për të cilat unë jam shumë e lumtur që mund t’i ripërdor për të ndihmuar mjedisin. Çanta e blerjeve në markete dhe gota e kafesë.
Tamponët nuk janë në këtë listë, sepse ato nuk janë disapërdorimësh.
Megjithë hezitimet e mia personale, duket se po zhvillohet një revolucion edhe në këtë aspekt. Nëse personat e apasionuar pas punimeve të dorës “handmade” do të çojnë edhe më tej këtë nismë atëherë do të ketë një rritje të interesit për produkte të tilla si “Tamponë të ripërdorshëm ekologjikë të bërë me grep”.
Në "Youtube" janë postuar disa video të cilat tregojnë se si mund të realizoni tampon me fije të ripërdorshme, duke u punuar me grep. Gjinekologu, Jen Gunter e ka prekur këtë temë edhe më parë në librin e tij, “The Vagina Bible”. Sipas shpjegimit tij tamponët nuk dihet se çfarë përbërje kanë dhe mund të irritojnë indiet vaginale ose të ndikojnë në rritjen e baketereve, ndaj ai jep këshillën se është më mirë të thuren me grep.
Gjithashtu Dr. Adeeti Gupta duke folur për New York Post paralajmëroi në mënyrë të ngjashme se tamponët e realizuar me fije ose sfungjer mund të rrezikojnë të lënë fibrat e tyra pas duke u bërë të dëmshëm për shëndetin. Ndaj ideale do ishte përdorimi i tamponëve të punuar me grep.
Ekziston një mungesë e madhe e transparencës rreth toksinave në tampon, gjithashtu dhe mungesa e të dhënave se sa të sigurtë janë. Gjithashtu nëse e shohim në akspektin ekonomik, përdorimi i produkteve menstruale njëpërdorimësh ka kosto të lartë./Theguardian opinion nga Arwa Mahdawi



