
Presidenti rus, Vladimir Putin deklaron se është i gatshëm për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike, lidhur me krizën në Ukrainë.
Por ai shtoi se në asnjë mënyrë interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve nuk do të negociohen.
Lideri i Kremlinit, uroi “njerëzit e tij”, duke i bërë elozhe gatishmërisë për betejë të ushtrisë ruse.
“Jam i bindur në profesionalizmin e ushtrisë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të federatës ruse”, u shpreh ai në një video-konferencë.
Më tej garantoi se Rusia do të vazhdojë të zhvillojë armë në avantgardë.



