Dalai Lama kërkon ndjesë për komentet e tij seksiste

Dalai Lama kërkon ndjesë për komentet e tij seksiste

Dalai Lama bëri mea culpa për disa fraza seksiste të shprehura gjatë një interviste të dhënë kohët e fundit në BBC.

 "Shenjtëria e Tij nuk donte të ofendonte dhe kërkon falje", deklaron zyra e tij pas polemikave që lindën prej deklaratës së udhëheqësit shpirtëror të budistëve tibetian kur tha se nëse do të jetë një grua, duhet gjithashtu të jetë edhe tërheqëse: "Përndryshe njerëzit nuk do të dëshironin të ma shihnin fytyrën".
i pyetur nëse rimishërimi i saj i ardhshëm mund të ishte një grua ai u përgjigj: "Po, por duhet të jetë më tërheqëse. Vërtet bukuria e vërtetë është ajo e brendshme, por ne jemi qenie njerëzore, mendoj se edhe paraqitja është e rëndësishme", ishte përgjigja. Në ndjesën zyrtare thuhet: "Shenjtëria e Tij, një murg mbi 80 vjeç, ka qenë gjithnjë kundër objektivizimit të gruas, megjithatë nganjëherë ndodh që komente, të cilat mund të jenë argëtuese në një kontekst tjetër, humbasin humorin e tyre në një kontekst tjetër”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy