Rama inspekton rrugën e plazhit në Durrës: Shmang aksidentet, përparësi këmbësorëve

Rama inspekton rrugën e plazhit në Durrës: Shmang aksidentet, përparësi këmbësorëve

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Vangjush Dako inspektoi në terren punimet për rrugën “Pavarësia” në Durrës. Kjo rrugë i është nënshtruar një projekti transformues, të standardeve të larta të infrastrukturës, për rikualifikimin e hapësirave në të dyja anët e saj, si dhe sistemimin e rrugëve dalëse në plazh, i shtrirë në dy lote.

Përmes këtij projekti do të bëhet zgjatja dhe ripërcaktimi i hapësirës publike të lagjes. Gjithashtu do të mundësohet reduktimi i trafikut të rënduar, si dhe do të realizohet transformimi i rrugës në një aks të gjelbër, duke reduktuar ndjeshëm ndotjen e mjedisit, për shkak të pluhurave, nxehtësisë, zhurmave, etj. Ky projekt synon ndër të tjera ndërtimin e një hapësire të pasur me vlera urbane, duke u bërë kështu sa më tërheqëse për pushuesit vendas e te huaj. Në projekt parashikohet që seksioni i rrugës të jetë asimetrik dhe të kater korsite reduktohen ne dy të tilla, nëpërmjet dy rotondave.

Kryeministri Rama tha se këto rrugë janë të domosdoshme me trafik të limituar, duke i dhënë përparësi këmbësorëve. “Këto rrugë janë të domosdoshme kështu me trafik të limituar në këto zona ku ka turizëm dhe ka intensitet, pavarësisht se njerëzit nuk e kuptojnë dhe thonë duhet bërë rruga më e gjerë. Por në fakt, kjo është një zonë ku do t’i jepet prevalencë njeriut dhe kush merr përsipër  të vijë me makinë ose të përdorë makinën, duhet ta llogarisë që është pas njeriut. Nuk vjen makina para dhe njeriu mbrapa.”

Rama tha se ky transformim është i rëndësishëm pasi lehtëson komunikimin, duke ulur ndjeshëm rrezikshmërinë për aksidente. ”Është transformim i madh, pasi i jep një hapësirë të ndërmjetme që e lidh gjithë komunitetin me të dyja anët e rrugës, me një hapësirë komunikimi. Nuk është thjesht një lumë në mes, me makina, që duhen kapërcyer për të kaluar nga ana tjetër, por ka goxha hapësirë për njerëzit”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy