
Avokati Redon Meksi në MCN Live ka komentuar nisjen e hetimeve që SPAK ka bërë për tenderin e AKSH-it. Ai tha se nuk mund ta komentojë këtë dosje pa e lexuar por u shpreh se ajo që po kërkohet është e drejta e transparencës se ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve.
Ai ta se AKSHI dhe jo vetëm gjejnë çdolloj forme për të mos dhënë përgjigje ndaj kërkesave për informacion. Sipas tij, Kemi një kufizim të të drejtës së informimit, kur ajo që po kërkohet është thjeshtë transparenca për një tender.
Pa e parë dosjen nuk flas dot. Kemi institucione si AKSHi i cili mbase është institucioni që ka bërë më shumë kontrata se çdo institucion tjetër që ka një buxhet të lartë, dhe ai nuk jep përgjigje për informacione. Problemi qëndron se jo vetëm ky institucion, por e drejta e informimit po shkelet në Shqipëri nga të gjitha institucionet në përgjithësi të cilët mundohen të gjejnë çdo kleçkë, për të mos dhënë informacione.
Nga ana tjetër kemi vënë re se dhe komisioneri ka filluar dhe ai kur në fakt është krijuar për të detyruar institucionet për të dhënë informacion dhe po bën të kundërtën. Po të shohim dhe ndryshimet ligjore, gjobitet nga 150-300 për mosdhënie të informacionit personi i caktuar nga ligji për të dhënë informacion dhe kjo është absurde. Kur çdo gjobë po rritet, po shtohet, në këtë rast gjoba po ulet për mosdhënie të informacioneve. Kemi një kufizim të të drejtës së informimit, kur ajo që po kërkohet është thjeshtë transparenca për një tender.
Më tej ai shtoi se AKSHI si institucion një nga justifikimet që përdor është se ka të dhëna të ndjeshme që nuk kund të bëhen publike, por në rastin konkret po kërkohen informacione për para që janë dhënë për publicitete, pra po kërkohen letrat e tenderit dhe këtu sipas tij nuk ka ndonjë problem.
AKSHI është shprehur se po kalohet qëllimi për informacion. Këtu thjeshtë po të kërkohet transparencë pse dhe ku kanë shkuar taksat e mia. E kërkoj informacionin dhe pikë sepse dua të di ku kanë shkuar paratë e mia. Kjo është shumë problem se si trajtohet dhe jo vetëm nga AKSHI sepse janë një sërë institucionesh që gjejnë çdolloj forme për të mos kthyer përgjigje. Pra kemi stafin më të aftë në botë ai që krijon letrat e tenderit për të gjetur tregun fiks.
Mos të japësh përgjigje për këtë gjë është absurde. Nuk kemi asnjë informacion nëse janë shpërndarë në media, ku janë shpërndarë, ti shohim. Kemi personin në fjalë që ka fituar në hije që është një ish pronar media. Ajo që po kërkojmë është informacion se ku kanë shkuar paratë tona dhe në fund fare është bërë një studim se ka arritur qëllimin ky tender sepse me këto para mund të jenë blerë dhe media. Për mua është e verifikueshme, duken si para që janë ën ajër, por mund të verifikohet se ku kanë shkuar këto para, në cilat media janë përdorur, në cilat portale. Është e thjeshtë për tu verifikuar.
Në fund ai theksoi se sheh me interes lëvizjen me AKSHin se ka më shumë se një vit e gjysëm që shohim AKSHin që shpenzon miliona e miliona euro dhe nuk e dimë se ku përfundojnë.
Mungesë totale transparence, dhe po shohim se po merren hapa dhe me rëndësi mbetet e drejta e informimit sepse e drejta e informimit buron nga liria e shprehjes dhe të ta mohojnë këtë të drejtë në një vend demokratik është absurde. Në një vend diktatorial nuk të japin asnjë informacion.



