Tuneli nënujor i i Porto Palermos është hapur për herë të parë 33 vjet pasi u ndërtua. Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, thotë se tuneli është ende në planin e vendosjes dhe përhapjes të Forcave të Armatosura. Sipas tij, përderisa nuk ka asnjë njoftim nga kreu i shtetit për heqjen e tunelit nga ky plan, hapja e tij është në kundërshtim me ligjin.

Ministri i ri duket se është me trim dhe ka filluar të bëjë veprime që bien ndesh me SPAK. Tuneli deri më 8 prill ka qenë brenda planit të vendosjes dhe përhapjes së forcave të armatosura. Asnjë veprim nuk mund të bëhet duke qenë në këtë plan.

Nga pikëpamja e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese asnjë veprim nuk mund të kryhet mbi planin e vendosjes dhe përhapjes. Madje edhe pronarët e ligjshëm nuk mund ta marrin pronën në kushte të tilla.

Tuneli ka filluar të ndërtohet në vitin 1969. Por në mes të viteve ‘70 prishëm marrëdhëniet me kinën dhe tuneli u adaptua për brigadën e nëndetëseve. Pas kësaj tuneli ka qenë jofunksional. Në vitin 1997, ai u rrënua dhe u mbyll me qëllim që mos të kishte më pasoja dëmtimi ndaj tij. Veprimi i hapjes së portave është normal, por tuneli vijon që është në planin e vendosjes dhe përhapjes. Jam në dijeni që presidenti ka marrë një propozim. Deri në datë 8 prill nuk ka firmosur. E dimë që qëllimi pse u bë president është që t’i nxjerrë këto prona nga plani i përhapjes. Është një çështje nën hetim dhe duke qenë e tillë të gjithë ata që kryejnë veprime me një pronë të tillë duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. SPAK duhet të parandalojë të gjitha veprat e tjetërsimit të pronave të ushtrisë.