Zjarri masiv në kodrat e Dishnicës, policia heton çobanin: Hodhi cigaren në pyll

Zjarri masiv në kodrat e Dishnicës, policia heton çobanin: Hodhi cigaren në pyll

Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme kodrat pranë fshatit Dishnicë në Korçë.

Sipas policisë ndërhyrja e shpejtë e saj dhe e Emergjencave civile ka evidentuar një katastrofë.

Ka qenë një njoftim i cili ka arritur në portalin e Komisariatit Dixhital nga ku dhe kërkua ndihmë.

Sipas bluve me të marrë denoncimin, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të cilat shkuan në vendin e ngjarjes. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase, u bë i mundur parandalimi i përhapjes të mëtejshme të flakëve, lokalizimi dhe më pas shuarja e zjarrit.

Sakaq, policia ka shoqëruar një 17-vjeçar i dyshuar për vendosjen e zjarrit në pyll, nga pakujdesia.

‘Në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë shoqërimi i shtetasit P.H, 17 vjeç, banues në fshatin Belorta, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e sipërme pasi dyshohet se zjarri në pyll është shkaktuar nga një cigare e hedhur në pyll nga pakujdesia e këtij të fundit, kur ka qenë duke kullotur bagëtitë, i cili më pas mori përmasa të konsiderueshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy