Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari ka lëshuar për herë të parë një paralajmërim për popullatën në jug të Libanit, duke u kërkuar atyre të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke parashikuar kështu sulme të reja.
"Nëse qytetarët nuk janë larguar tashmë nga shtëpitë dhe ndërtesat e tjera civile ku ata jetojnë dhe banojnë, ata tani duhet të largohen nga ato zona", tha Hagari.
Ky është paralajmërimi i parë i evakuimit masiv drejtuar qytetarëve të Libanit jugor, në lidhje me zonat ku vepron Hezbollahu.
Në paralajmërim nuk përmendej një pushtim i mundshëm tokësor, si ai në Rripin e Gazës.



